Ndërlidhjet

Afganistan: Në sulme të ndara – dhjetëra të vrarë


Pamje nga provinca Herat

Pamje nga provinca Herat

Raportohet se në dy sulme të ndara, militantët i kanë vrarë 12 vetë, përfshirë edhe 6 punëtorë humanitarë në provincën Herat në Afganistan.

Vrasja e punëtorëve të ndërlidhur me Ministrinë e zhvillimit rural dhe rehabilitimit dhe Programin e solidaritetit kombëtar të Bankës Botërore, ka ndodhur mbrëmë vonë në rrethin Gulran.

Autoritetet thonë se personat e vrarë ishin rrëmbyer nga talibanët, ditën e diel.

Guvernatori provincial, Fazlullah Wahidi, tha sot se një delegacion i zgjedhur kishte shpresuar për t’i shpëtuar jetët e punëtorëve të rrëmbyer, por arriti shumë vonë për të kërkuar që të mos vriten.

Punëtorët humanitarë po përpiqeshin ta përmirësojnë menaxhimin e projekteve, meqë trupat e jashtme planifikojnë të largohen nga Afganistani, vitin e ardhshëm.

Nga Afganistani sot raportohet edhe për një incident të rëndë, në të cilin janë vrarë gjashtë civilë në provincën Paktia, në pjesën lindore të këtij vendi.

Nuk dihet se kush ka dorë në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG