Ndërlidhjet

Britani: Parlamenti diskuton për Sirinë


Pamje nga punimet e mëparshme të Parlamentit të Britanisë

Pamje nga punimet e mëparshme të Parlamentit të Britanisë

Parlamenti britanik do të votoj ditën e enjte për përgjigjje të mundshme lidhur me dyshimet për sulm me armatim kimik kundër civilëve në Siri.

Sot më herët raportohej se Forcat e armatosura të Britanisë po hartojnë plane të mundshme për aksion ushtarak eventual, në përgjigjje të dyshimeve për sulm me armatim kimik në Siri.

Zyra e kryeministrit, David Cameron, tha se sot më vonë do të vendoset nëse do të konvokohet mbledhja e Parlamentit për të debatuar për intervenim të mundshëm ushtarak, lidhur me sulmin e javës së kaluar, nga i cili u vranë qindra njerëz.

Dje inspektorët e Kombeve të Bashkuara e kanë vizituar njërin prej vendeve, ku ka ndodhur sulmi kimik i dyshuar, duke mbledhur atë që është përshkruar si “dëshmi e vlefshme”.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se ata që e kryen sulmin duhet të mbahen përgjegjës.

Ai mëtutje theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione shtesë, të cilat do të bëhen publike gjatë ditëve të ardhshme.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, i ka përgënjeshtruar raportet se forcat e tij kanë përdorë armatim kimik. Rusia thotë se nuk ka prova që dëshmojnë për akuzat kundër regjimit në Siri.
XS
SM
MD
LG