Ndërlidhjet

Serbi: Pa vendim për reciprocitet ndaj Maqedonisë


Pamje nga Beogradi
Pamje nga Beogradi
Sekretari shtetëror në Ministrinë e bujqësisë së Serbisë, Danillo Golluboviq, ka deklaruar sot se ende nuk është marrë vendim për masat e Serbisë kundërt Maqedonisë, pasi ky vend e ka kushtëzuar importin e grurit dhe miellit nga Serbia.

“Ende nuk kemi marrë vendim”, tha Golluboviq, dhe shtoi se “pas analizës, ministrat e bujqësisë dhe tregtisë do ta paraqesin çështjen në mbledhjen e qeverisë, e cila do të vendos për masat”.

Ai ka përkujtuar se me urdhër të 1 korrikut të këtij viti, Maqedonia e ka shkelur marrëveshjen dhe nuk e ka plotësuar as kërkesën e Komitetit të CEFTA-s, që deri në mes të muajit gusht ta anuloj dekretin për kufizimin e importit të grurit dhe miellit për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s.
XS
SM
MD
LG