Ndërlidhjet

logo-print

Karzai e përfundoi vizitën në Pakistan


Nawaz Sharif (djathtas) përshëndetet me Hamid Karzain

Nawaz Sharif (djathtas) përshëndetet me Hamid Karzain

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka përfunduar vizitën e tij në Pakistan, ku ai për dy ditë është takuar me kryeministrin Nawaz Sharif, për sjelljen e talibanëve në tryezën e negociatave me Këshillin Paqësor të Afganistanit.

Sot Karzai, poashtu, e ka përsëritur kërkesën e tij, që Pakistani t’i liroj liderët e arrestuar të talibanëve, që nga Kabuli konsiderohen si partnerë potencialë për negociata.

Karzai dëshiron që Pakistani ta shfrytëzoj ndikimin e tij për inkurajimin e talibanëve, që tu bashkohen bisedimeve paqësore. Por, liderët talibanë e refuzojnë pjesëmarrjen në këto bisedime.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, e ka pranuar ftesën e Karzait për ta vizituar Kabulin.
XS
SM
MD
LG