Ndërlidhjet

Hollande: Franca e “gatshme të ndëshkoj” për sulm kimik në Siri


Francois Hollande

Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se vendi i tij është “i gatshëm t’i ndëshkoj” ata për të cilët ka dyshime se kanë përdorë armatim kimik kundër civilëve në Siri.

Mëtutje, zoti Hollande, tha sot në Paris, se Lufta Civile në Siri po e kërcënën “paqen botërore” dhe ka shpallur ndihmë të shtuar ushtarake për opozitën në Siri.

Sot më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, i tha BBC-së se forcat e Shteteve të Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të vepruar menjëherë, nëse presidenti Barack Obama, urdhëron aksion.

Njëherësh, Parlamenti i Britanisë pritet të votoj ditën e enjte për përgjigjje të mundshme ndaj krizës në Siri.

Rusia ka tërhequr vërejtjen se intervenimi ushtarak në Siri mund të ketë “konsekuenca katastrofike”.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, tha se “perëndimi po sillet ndaj botës myslimane sikur majmuni me granatë”.

Siria sot i ka hedhur poshtë “krejtësisht dhe në mënyrë komplete” akuzat se ka përdorë armatim kimik.
XS
SM
MD
LG