Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Malala fitoi çmim ndërkombëtar


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

E reja pakistaneze, Malala Yousafzai, e cila ishte qëlluar me armë në kokë nga talibanët, për shkak se ishte angazhuar për arsimin e vajzave, është shpallur fituese e Çmimit Ndëkombëtar për Paqe për vitin 2013 për fëmijë.

Këtë çmim e jep organizata holandeze për të drejtat e fëmijëve, KidsRights, e cila ka njoftuar sot se çmimi në vlerë prej 100 mijë eurove, do t’i jepet Malalës më 6 shtator, në një ceremoni në Hagë.

Malala, 16 vjeçare, para pesë vitesh kishte filluar të shkruaj blogje kritike për përpjekjet e talibanëve për të instaluar pushtet islamik në gjithë rajonin, Swat Valley, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ku ajo jetonte.

Për aktivitetin e saj ajo ishte plagosur tejet seriozisht nga agjentët talibanë në muajin tetor, por i mbijetoi sulmit dhe tash jeton në Britani.
XS
SM
MD
LG