Ndërlidhjet

SHBA, Kanada: Sulmi kimik në Siri meriton përgjigje të ashpër


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, sot janë pajtuar se përdoprimi i armatimit kimik në Siri meriton përgjigje të ashpër, efektive dhe me kohë, nga komuniteti ndërkombëtar, ka thënë Andrew MacDougall, zëdhënës i zotit Harper.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama dhe Harper sot kanë folur me telefon lidhur me dyshimet për përdorim të armatimit kimik nga qeveria e Sirisë dhe kanë shprehur përkushtim për konsultime të afërta për përgjigje potenciale.

Kjo bisedë u bë në kohën kur ka shenja në rritje se Uashingtoni dhe aleatët e tij duket se po lëvizin kah një përdorim i kufizuar i forcës kundër lojalistëve të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, pas sulmit me gaz helmues, javën e kaluar, nga i cili u vranë qindra civilë, raporton Reuters.
XS
SM
MD
LG