Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Përkujtohet fjalimi “E kam një ëndërr” i Kingut


Martin Luther King (i dyti djathtas) me presidentin Lyndon Johnson (i dyti majtas) në Uashington në vitin 1964

Martin Luther King (i dyti djathtas) me presidentin Lyndon Johnson (i dyti majtas) në Uashington në vitin 1964

Dhjetëra mijëra amerikanë pritet të tubohen sot në Sheshin Kombëtar në Uashington për ta përkujtuar 50 vjetorin e fjalimit legjendar “E kam një ëndërr” të aktivistit Martin Luther King.

Fjalimi i vitit 1963, në të cilin predikuesi afrikano-amerikan, Martin Luther King, e artikuloi vizionin e tij të vendit të liruar nga padrejtësia raciale, ishte moment vendimtar në lëvizjen për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.

Ky fjalim, poashtu, i ka inspiruar shumë breza të aktivistëve në mbarë botën për të ndërmarrë rezistencë të pa dhunshme.

Fjalimi shumë i njohur i Kingut ishte bërë në mbyllje të marshit në të cilin patën marrë pjesë 250 mijë vetë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.

“E kam një ëndërr që një ditë, ky vend do të ngritet dhe jetoj kuptimin e vërtetë të kredos së tij - ne i mbajmë këto të vërteta që të jetë të vetkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë të krijuar të barabartë – e kam një ëndërr që një ditë në kodrat e kuqe të Gjeorgjisë, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve, do të jenë të aftë të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë”, pat thënë Martin Luther King, atëherë 34 vjeçar.

Organizuesit e marshimit të sotëm thonë se qëllimi është që të përkujtohet e kaluara, por edhe të kërkohet progres në padrejtësitë shoqërore aktuale.

Më vonë gjatë ditës, pritet të flasë edhe presidenti amerikan, Barack Obama.

Këmbanat në gjithë Amerikën do të bien në orën 21 sipas kohës së Evropës së Mesme.

Martin Luther King, që ishte edhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, u vra më 4 Prill të vitit 1968 në Memfis të shtetit Tenesi, në moshën 39 vjeçare.
XS
SM
MD
LG