Ndërlidhjet

Siri: Ekipi i OKB-së viziton vendin e sulmit kimik


Chuck Hagel
Chuck Hagel
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara në Siri sot pritet të mbledhin edhe më tepër dëshmi për sulmin e mundshëm me armatim kimik në një lagje të kryeqytetit Damask.

Gjatë ditës së djeshme, inspektorët e armatimit kimik nuk e vizituan vendin e sulmit të dyshuar për shkak të shqetësimeve për siguri.

Të hënën kundër ekipit të Kombeve të Bashkuara ka pasurt të shtëna nga armët, derisa anëtarët e ekipit udhëtonin në njërin nga pesë vendet përreth Damaskut.

Fuqitë perëndimore e kanë fajësuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad, për sulmin e 21 gushtit, nga i cili u vranë qindra civilë dhe janë shtuar thirrjet për aksion për ta ndëshkuar regjimin nbë Damask.

Assadi i ka hedhur poshtë akuzat.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel i tha dje BBC-së se forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara janë të gatshme për të sulmuar në Siri, nëse presidenti Barack Obama urdhëron aksion të tillë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Uashingtoni nuk synon “ndërrim të regjimit”.
XS
SM
MD
LG