Ndërlidhjet

I dërguari amerikan udhëton për në Korenë Veriore


Kenneth Bae
Kenneth Bae
I dërguari amerikan, Bob King, pritet të udhëtoj për në Korenë Veriore, më vonë këtë javë, në përpjekje për të siguruar lirimin e një shtetasi amerikan, i cili është i dënuar me 15 vjet punë të vështirë.

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se Bob King, të premten, do të kërkoj falje dhe amnisti për 45 vjeçarin Kenneth Bae, për shkaqe humanitare.

Kjo do të jetë vizita e parë publike e një zyrtari të lartë të administratës amerikane në Korenë Veriore, gjatë dy viteve të fundit.

Kenneth Bae, udhëheqës turistik dhe misionar kristian, ishte arrestuar në muajin nëntor i akuzuar për subverzion. Aktualisht ai gjendet në spital.
XS
SM
MD
LG