Ndërlidhjet

logo-print

Rusia: Sulmi në Siri e destabilizon rajonin


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Rusia i ka përsëritur vërejtjet e saj duke thënë se sulmet ushtarake kundër Sirisë do ta destabilizojnë këtë vend dhe rajonin e Lindjes së Mesme.

Ministria e jashtme e Rusisë ka raportuar sot se kjo vërejtje është bërë gjatë bisedës telefonike ndërmjet ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

Ka shenja në rritje se shtetet perëndimore po përgatiten për aksion të mundshëm ushtarak për shkak të dyshimeve për sulm kimik nga ana e forcave të regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Mbrëmë vonë, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, tha se nuk ka dyshim se qeveria e Sirisë, javën e kaluar, ka përdorë armatim kimik për të vrarë qindra civilë dhe duhet të mbahet përgjegjëse.

“Armatimet kimike janë përdorë. Çdokush e pranon përdorimin e tyre. Askush nuk dyshon se meshkuj, femra dhe fëmijë ishin viktima të sulmeve të armatimit kimik në Siri”, tha Biden.

Qeveria e Sirisë i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG