Ndërlidhjet

Gjermania kërkon nga Rusia të mos kundërshtojë rezolutën për Sirinë


Fotografi arkivi e ministrit të jashtëm gjerman, Gudio Westerwelle
Fotografi arkivi e ministrit të jashtëm gjerman, Gudio Westerwelle
Gjermania të mërkurën ju ka kërkuar shteteve, veçanërisht Rusisë që të përkrah një draft rezolutë të hartuar nga britanikët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që dënon sulmet e presidentit sirian, Bashar al Assad, dhe autorizon “masat e nevojshme” për të mbrojtur civilët.

“Ne e mirëpresim iniciativën britanike që në Këshillin e Sigurimit prap të marrin në konsideratë përdorimin e armëve kimike në Siri. Ne kërkojmë nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, në veçanti Rusisë, që të shfrytëzojë mundësinë dhe të kontribuojë për një qëndrim të përbashkët nga komuniteti global kundër përdorimit të armëve kimike të shkatërrimit në masë në Siri”, ka deklaruar ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.
XS
SM
MD
LG