Ndërlidhjet

Brahimi: Një substancë kimike është përdorur në Siri


Fotografi arkivi e Lakhdar Brahimit
Fotografi arkivi e Lakhdar Brahimit
I dërguari special i Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, ka thënë të mërkurën se është e qartë që një substancë kimike është përdorur në sulmin e datës 21 gusht në Sirinë e dërmuar nga lufta, duke vrarë qindra persona, raporton AFP.

Duke folur para gazetarëve në Gjenevë rreth dyshimeve për sulm me armë kimike në Siri, Brahimi ka thënë se “duket që një lloj i substancës është përdorur për të vrarë shumë njerëz. Qindra. Definitivisht më së shumë se 100, disa thonë 300, disa thonë 600, ndoshta 1000, ndoshta më shumë se 1000”.
XS
SM
MD
LG