Ndërlidhjet

Caktohet takimi i ri për programin bërthamor iranian


Fotografi e publikuar nga ministria e brendshme iraniane më 20 gusht 2010 ku shihet testimi i një rakete, prodhim iranian
Fotografi e publikuar nga ministria e brendshme iraniane më 20 gusht 2010 ku shihet testimi i një rakete, prodhim iranian
Agjencia e Energjisë Ndërkombëtare Bërthamore (IAEA) ka thënë se raundi i ri i bisedimeve me zyrtarët e Iranit rreth programit bërthamor të këtij shteti që kundërshtohet ndërkombëtarisht është caktuar për datën 27 shtator.

Bisedimet në Vjenë do jenë të parat që prej së në pushtet ka ardhur Hassan Rohani si president i i ri i Iranit, i cili këtë pozitë e ka marrë në muajin qershor.

Vendet perëndimore e akuzojnë Teheranin se në mënyrë sekrete është duke zhvilluar armë bërthamore, akuza këto që priten të shqyrtohen me kujdes gjatë bisedimeve ku pritet të shihet nëse Irani është më i gatshëm kësaj radhe për kompromis në çështjen diskutabile që po zgjat që dhjet vjet.

Rohani ka premtuar se do të ketë transparencë më të madhe dhe më pak konfrontime gjatë bisedave me kontrollorët bërthamor të OKB-së dhe fuqitë botërore.

Hera e fundit kur delegatët e Iranit dhe IAEA janë takuar është muaji maj.
XS
SM
MD
LG