Ndërlidhjet

Refuzohet ekstradimi i pjesëtarit të "Pink Panther"


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Franca e ka refuzuar një kërkesë të Zvicrës për ekstradimin e një personi që dyshohet se është pjesë e bandës që akuzohen për vjedhje të xhevahirëve , “Pink Panther” .

Fjala është për personin e arrestuar në fillim të këtij muaji.

Zoran Tomoviq, i lindur në Mal të Zi, por me nënshtetësi maqedonase dhe franceze, ka qenë në arrati pasi kishte arritur që të largohet nga një burg zvicran në muajin maj.

47 vjeçari, ish pjesëtar i forcave elitare të legjionit të jashtëm francez, ishte arrestuar më 19 gusht në shtëpinë e tij në qytezën jugore të Bedarrides.

Një gjykatë në Nimes, jo larg nga kjo qytezë ka refuzuar ta dërgojë atë për Zvicër pasi Franca nuk i ekstradon qytetarët e saj.

Tomoviq, dyshohet se ka vjedhur xhevahirë në Zvicër dhe shtete të tjera që përfshinë Gjermaninë, Austrinë, Monakon, Britaninë, Japoninë, Francën dhe Dubain.

Më 25 shtator gjykata do e shqyrtojë një kërkesë të bërë nga Maqedonia për ekstradim ku ai ishte gjykuar në mungesë për vrasje në vitin 1998 si dhe kërkesën e tij për tu liruar.

“Pink Panther” është krijuar nga konfliktet në ish Jugosllavi për tu bërë grupi i hajdutëve më të sukseshëm të xhevahirëve në botë.

Sipas Interpolit, prej vitit 1999 ata kanë vjedhur xhevahirë në vlerë deri në 330 milion eurosh, kryesisht në vjedhje që janë kryer me shpejtësi marramendëse dhe precizitet të madh.

Ata e kanë marrë psudonimin “Pink Panther” nga një sulm që e kanë kryer në degën londineze të Graff Diamonds në vitin 2003, në të cilën dy prej tyre janë prezantuar si persona të pasur që duan të bëhen klientë, duke e nxitur stafin që t’i hapin dyert.

Edhepse një nga hajdutët ishte mposhtur gjatë kësaj skene dhe një tjetër ishte arrestuar më vonë, vetëm një pjesë e diamantëve ishte gjetur, një prej të cilëve e fshehur në kutinë e një kremi fytyreje.

Kjo shumë njerëzve ju ka kujtuar një skenë të filmit “Rikthimi i Pink Pantherit”, film ky i vitit 1975.

Pseudonimin Pink Panther ja kanë dhënë vetës pjesëarët e bandës në fjalë.
XS
SM
MD
LG