Ndërlidhjet

Ozil mbetet në Real Madrid


Mesut Ozil gjatë një prej ndeshjeve me fanelen e kombëtares gjermane, 11 nëntor 2011

Mesut Ozil gjatë një prej ndeshjeve me fanelen e kombëtares gjermane, 11 nëntor 2011

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, i ka hedhur poshtë raportime se ai mund të jetë duke u larguar nga ekipi i tij para përfundimit të kohës së transferimeve, kohë kjo që përfundon javën e ardhshme.

Ekipet angleze të Premier Ligës, Manchester United dhe Arsenal është raportuar se janë të interesuar për Ozil, i cili sivjet i bjen të fillojë sezonin e katërt me “Los Blancos” pasi kishte kaluar aty nga Werder Bremen në vitin 2010.

Sidoqoftë, ai ka insistuar se e ardhmja e tij është në kryeqytetin spanjoll.

“Unë e kam një kontratë deri në vitin 2016, unë ndjehëm shumë mirë këtu dhe kalojë mirë edhe me kolegët e ekipit. Për mua është nder të luash këtu me këtë ekip”, ka thënë ai gjatë një ngjarjeje promovuese, të mërkurën.

Gjermani është parë që të futej në tuneli zemëruar pasi ishte zëvendësuar nga menaxheri i ri i ekipit, Carlo Ancelotti në ndeshjen që Madrid e fitoi 1 me 0 kundër Grenadës, të hënën.

Gjithashtu ishte raportuar se mesfushori ndjehet keq për shkak të blerjes potenciale të Gareth Bale.
XS
SM
MD
LG