Ndërlidhjet

logo-print

Transferi i Bale do jetë i më i shtrenjti në botë


Fotografi arkivi e trajnerit të Totenhamit, Andre Villas-Boas

Fotografi arkivi e trajnerit të Totenhamit, Andre Villas-Boas

Gareth Bale shumë shpejtë mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë pasi menaxheri i Totenhamit, Ande Villas-Boas ka thënë të mërkurën se transferi i sulmuesit për te Real Madridi mund të kruhet “shumë, shumë shpejtë”.

Lojtari nga Uellsi ka kohë deri të hënën që të kompletojë transferin për te kryeqyteti spanjoll kur përfundon sezoni veror i transfereve.

Sipas trajnerit të Totenhamit, Villas-Boas, marrëveshje pritet të jetë më e madhja në botë që do të thotë se tejkalon shumën prej 93 milionë eurosh që Real Madrid i ka dhënë për Cristiano Ronaldon, katër vjet më parë.

“Në këtë moment, të dy klubet janë duke biseduar, Totenhami dhe Real Madridi, për të arritur vendimin final apo tekstin e kontratës”, ka thënë Villas Boas për të shtuar se ai nuk e di se sa kohë do marrë kjo gjë, por ka mundësi të ndodhë “shumë, shumë shpejtë”.
XS
SM
MD
LG