Ndërlidhjet

AFP: Inspektorët e OKB-së kthehen në Damask


Konvoji i inspektorëve të OKB-së në zonën periferike të Damaskut

Konvoji i inspektorëve të OKB-së në zonën periferike të Damaskut

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara janë kthyer në kryeqytetin sirian, Damask të mërkurën pasi e kanë vizituar vendin ky dyshohet se forcat qeveritare e kanë sulmuar me armë kimike, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Rebelët që e kontrollojnë atë zonë kanë thënë se inspektorët kanë udhëtuar me një konvoj prej gjashtë veturash të OKB-së deri te zona periferike e sulmit, një nga zonat që ishte sulmuar më 21 gusht.

Gjatë këtij sulmi forcat opozitare siriane kanë thënë se janë vrarë deri në 1300 veta, mirëpo qeveria siriane i ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur armë kimike.

Shtetet perëndimore janë duke diskutuar për mënyrën e reagimit ndaj këtij sulmi të mundshëm.
XS
SM
MD
LG