Ndërlidhjet

Stefanoviq: Lista e votuesve nuk është neutrale ndaj statusit


Ish kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviq (Ilustrim)
Ish kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviq (Ilustrim)
Ish shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviq, tani shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në parlamentin serb ka thënë se opinionit po i fshihen detajet e bisedimeve në mes të kryeministrave Thaçi dhe Daçiq.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, BETA, ai ka thënë se regjistrimi i votuesve për zgjedhjet lokale të Kosovës kryhet në dokumenta që e kanë stemën “Republika e Kosovës”.

“Nëse thonë se fletëvotimet për zgjedhje janë neutrale ndaj statusit, siç e shpjegon Marko Gjuriq (këshilltari i presidentit serb), a është e sakt që lista e regjistrimit është gjithashtu neutrale ndaj statusit”, ka thënë Stefanoviq duke e komentuar takimin e djeshëm në mes të Thaçit dhe Daçiqit.

Sipas tij, është koha që pushtetarët në Serbi të mos mashtrojnë më qytetarët se rregullisht nuk ju thonë të vërtetën.

“Kjo është problem shumë më i madh siç është problem që ende nuk e dijmë nëse Kosovës i është dhënë apo jo 383-shi (prefiksi telefonik ndërkombëtar)”, ka thënë më tej, Stefanoviq.

Daçiqi dhe Thaçi dje në Bruksel kanë biseduar për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, telekomin dhe energjinë. Takimi është kryer pa marrëveshje, por të dy kryeministrat kanë thënë se ka pasur përparim.

Daçiq ka thënë se në fletvotimet e zgjedhjeve të 3 nëntorit, për Serbinë nuk është e pranueshme që të jetë edhe stema e Kosovës.

Stefanoviq ka thënë edhe se në Serbi askush nuk e di sakt përbajtja e cilitdo prej bisedimeve në mes të Daçiqit dhe Thaçit.
XS
SM
MD
LG