Ndërlidhjet

logo-print

Çeku: Kryeqyteti i Kosovës dhe Serbisë të jetë Brukseli


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku (Ilustrim)

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku (Ilustrim)

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka vlerësuar sot se është mirë që Serbia i është “kthyer” të ardhmes dhe tha se shpreson që Beogradi dhe Prishtina “do të mbeshtesin dhe ndihmojnë” njëra tjetrën në rrugën drejt BE-së.

Këtë deklaratë, Çeku e ka bërë në Plavë të Malit të Zi në kampin euro-atlantik rajonal (REACT) që promovon përfitimet e anëtarësimit në NATO.

Ministri kosovar i Forcës së Sigurisë, ka shprehur shpresën e tij që për të gjithë rajonin “kryeqytet” të bëhët Brukseli, si dhe Serbia e Kosova “nuk do e bllokojnë” njëra tjetrën në këtë rrugë, raportojnë mediat malazeze.

Ministri Çeku gjithashtu ka potencuar se “është çështje kohe” kur minoriteti malazez do të njihet nga kushtetua e Kosovës.
XS
SM
MD
LG