Ndërlidhjet

Irani kërkon dëmshpërblim nga SHBA-të


(ilustrim)

(ilustrim)

Parlamenti iranian e ka aprovuar një ligj që i bën thirrje qeverisë që të ndërmerr masa kundër SHBA-ve për rolin e saj në grusht-shtetin e vitit 1953 në Teheran.

Ligji i aprovuar të martën bën thirrje për “hetim politik dhe ligjro” të grusht-shtetit që e hoqi nga pushteti kryeministrin e zgjedhur në proces demokratik, Mohammad Mossadegh.

Agjencia e lajmeve iraniane ka thënë se do të krijohet një komitet për të verifikuar përfshirjen amerikane.

Komiteti do të udhëhiqet nga ministri i jashtëm iranian.

Në fillim të këtij muaji, Agjencia Qëndrore e Inteligjencës, (CIA) ka zbuluar dokumente më parë të vlerësuara si sekrete që e pranojnë se CIA e kishte orkestruar grusht-shtetin, veprim ky që e riktheu në pushtet Shahun Muhammad Reza Pahlavi.

Sipas këtyre dokumenteve, plani i këtij grusht-shteti ishte quajtur “Operation TPAJAX”.

Ligjvënësit iranian kanë thënë se pranimi nga ana e CIA-s është dëshmi e mjaftueshme që të merren kompensime nga Washingtoni.
XS
SM
MD
LG