Ndërlidhjet

Rasmussen: Armët kimike u përdorën nga regjimi sirian


Fotografi arkivi e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Fotografi arkivi e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Aleanca veritatlantike, NATO beson që regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad, është fajtor për përdorimin e armëve kimike në luftën dy vjeçare që po zhvillohet në këtë shtet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka shprehur bindjen e tij se forcat qeveritare siriane janë fajtore për përdorim të armëve kimike.

Deklarata e Rasmussen është bërë pas një takimi me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s të mërkurën në Bruksel.

“Informacionet që ofrohen nga një numër i gjerë i burimeve tregojnë se regjimi sirian është përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në këto sulme. Kjo është një shkelje e qartë e normave dhe praktike afatgjate ndërkombëtare. Çfarëdo përdorimi i armëve të tilla është i pa-pranueshëm dhe nuk mund të kalojë pa përgjigje. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi“, ka thënë Rasmussen.
XS
SM
MD
LG