Ndërlidhjet

IAEA: Irani instalon 1 mijë centrifuga të reja


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një raporti i ri i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) thotë se Irani ka instaluar rreth 1000 centrifuga të avancuara për pasurim të uraniumit dhe është gati t’i testojë ato.

Mirëpo, IAEA, që funksion si kontrollor i energjisë bërthamore për OKB-në, gjithashtu raporton të mërkurën se rezervat e Iranit me uranium mesatarisht të pasuruar janë rritur pak gjatë tre muajve të fundit.

Raporti gjithashtu thotë se irani ka filluar të bëjë mbledhjen e karburantit për një reaktor të rëndë uji ku do të mund të prodhohej plutoniumi që mund të përdoret për armë bërthamore.

Ky është raporti i parë i IAEA që prej se në pushtet ka ardhur presidenti i ri iranian, Hassan Rohani i zgjedhur në qershor.

Raportet e tilla kryesisht mbulojnë aktivitete para se ai të fillonte punë si president, diçka që ka ndodhur në muajin gusht.

Shtetet perëndimore e akuzojnë Iranin se po tenton që të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e hedh poshtë.
XS
SM
MD
LG