Ndërlidhjet

Sot KS i OKB-së diskuton për Kosovën


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot do të diskutohet raporti i radhës tremujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj oragnizate, Ban Ki Mun.

Në raportin e periudhës 23 prill – 15 korrik thuhet se hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit kanë rezultuar me “marrëveshje historike dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

Mediat raportojnë se megjithë njoftimet e mëparshme, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë nuk do përfaqësojnë shtetet e tyre në këtë mbledhje.

Në vend të kryeministri Thaçi, raportohet se në Këshillin e Sigurimit i pranishëm do të jetë ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

Ndërkaq në vend të shefit të qeverisë serbe, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit do të jetë i prenishëm kryediplomati serb, Ivna Mrkiq.
XS
SM
MD
LG