Ndërlidhjet

Obama: Ende nuk është vendosur për sulm ndaj Sirisë


Presidenti amerikan, Barack Obama (Ilustrim)

Presidenti amerikan, Barack Obama (Ilustrim)

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se shteti i tij “konkludon” se qeveria siriane ka realizuar një sulm të madh me armë kimike kundër civilëve, javën e kaluar.

Duke folur në një televizion amerikan të mërkurën, Obama ka thënë se ai ende është duke e vlerësuar opcionin e një sulmi të mundshëm ushtarak për të dënuar Sirinë, për sulmin e 21 gushtit në periferinë e Damaskut që aktivistët thonë se ka vrarë qindra persona.

Megjithatë, Obama është zotuar se çfarëdo reagimi amerikan do të dërgojë një “sinjal të fuqishëm” te presidenti sirian, Bashar al Assad.

Të mërkurën, pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit nuk kanë arritur marrëveshje për një draft rezolutë të hartuar nga britanikët që kërkonte autorizim për përdorim të forcës.

Rusia, ashtu siç pritej, e ka kundërshtuar intervenimin ndërkombëtar.

Të njejtën ditë, presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti iranian, Hassan Rohani kanë thënë se diplomacia është mënyra më e mirë për të zgjidhur krizën.
XS
SM
MD
LG