Ndërlidhjet

SHBA-të kërkojnë nga Irani lirimin e amerikanëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Shtetet e Bashkuara sërish i kanë apeluar Iranit që të ndihmojë tre amerikanët që t’iu kthehen familjeve të tyre pas mbajtjes së gjatë në paraburgim, në këtë shtet.

Departamenti amerikan i shtetit, përmes një deklarate të publikuar të mërkurën ka thënë se SHBA-të “me respect” janë duke kërkuar ndihmë nga presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, i cili shihet si më i moderuar se pararendësi i tij.

Analistët thonë se kërkesat e mëparshme që i janë presidentit, Mahmud Ahmedinaxhad kanë pasur gjuhë pak më të ashpër.

Robert Levinson, ishte zhdukur në ishullin Kish në Iran, në mars të vitit 2007.

Departamenti i shtetit kishte njoftuar gjithashtu se një ish marins amerikan, Amir Hekmati, është paraburgosur në gusht të vitit 2011.

Saeed Abedini i cili është paraburgosur në shtator të vitit 2012 me akuzat që kanë të bëjnë me besimin e tij fetar, është raportuar se është abuzuar fizikisht në burgun iranian.
XS
SM
MD
LG