Ndërlidhjet

Malli kuban ka shkelur sanksionet kundër Koresë së Veriut


Një oficer policor e hap derën e konteinerit ku gjenden motorrët e dy aeroplanëve luftarak MiG 21 që janë gjetur në anijen e Koresë së Veriut në Panama, 30 korrik 2013

Një oficer policor e hap derën e konteinerit ku gjenden motorrët e dy aeroplanëve luftarak MiG 21 që janë gjetur në anijen e Koresë së Veriut në Panama, 30 korrik 2013

Qeveria e Panamasë ka thënë se një anije mallrash e Koresë së Veriut që ishte konfiskuar në ujërat e Panamasë në korrik, ka shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e ka cituar një raport preliminar të një ekipi të ekspertëve të OKB-së që thotë se armët kubane që janë gjetur nën thasët me sheqer në këtë anije “pa asnjë dyshim” i kanë shkelur sanksionet ndaj Koresë së Veriut.

Këto sanksione e kanë për qëllim ndalimin e shitjes së armëve të sofistikuara Koresë komuniste.

Zyrtarët e Panamasë kanë thënë se malli përfshinte dy aeroplan luftarak MiG 21, dy sisteme kundër aeroplanëve luftarak si dhe pjesë raketore.

Kuba ka thënë se “armët vjetëruara mbrojtëse” dërgoheshin me anije për në Korenë e Veriut që të riparohen dhe të kthehen sërish në Kubë.

Koreja e Veriut kishte thënë se e ka “një kontratë legjitime” për riparim të “armatimit të vjetëruar” që do të kthehej në Kubë.
XS
SM
MD
LG