Ndërlidhjet

Rusia e Pakistani e thellojnë bashkëpunimin


Fotografi arkivi e shteteve pjesëmarrëse të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ku Rusia e ka ndihmuar Pakistanin që të anëtarësohet

Fotografi arkivi e shteteve pjesëmarrëse të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ku Rusia e ka ndihmuar Pakistanin që të anëtarësohet

Zyrtarë nga Rusia dhe Pakistani do e përfundojnë “dialogun strategjik” dy ditor të enjtën, në Moskë.

Mediat raportojnë nga Pakistani se Sekretari i Jashtëm, Jalil Jiani është duke e udhëhequr delegacionin e shtetit të tij në bisedimet e gjëra, që kanë edhe tema ekonomike, politike dhe bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes në lidhje me çështje të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Komentatorët poliik thonë se bisedimet shënojnë një përmirësim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale pas disa vjetëve të marrëdhënieve të ftohta Rusi Pakistan.

Rusia e ka përkrahur anëtarësimin e plotë të Pakistanit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait derisa e ka ndihmuar këtë shtet që ta mbaj statusin e vëzhguesit në këtë organizatë.

Islamabadi e ka përkrahur kërkesën e Rusisë që të marrë statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Lidhjet në sferën e mbrojtjes gjithashtu janë përafruar.

Shefi i armatës pakistaneze, Gjeneral Ashfaq Kiyani, e ka vizituar Moskën vitin e kaluar derisa shefi i agjencisë ruse të fluturimeve, “Russian Air” e ka vizituar Pakistanin në fillim të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG