Ndërlidhjet

Arratiset nga Rusia pasi e pikturoi Putinin me veshje femrash


Piktura e Konstantin Altunin ku presidenti dhe kryeministri rus shihen me të brendshme femrash, që e detyroi Altunin të arratiset nga Rusia

Piktura e Konstantin Altunin ku presidenti dhe kryeministri rus shihen me të brendshme femrash, që e detyroi Altunin të arratiset nga Rusia

Një artist rus që i ka pikturuar presidentin Vladimir Putin dhe kryeminstrin Dmitry Medvedev në veshje të brendshme femrash ka ikur nga Rusia.

Konstantin Altunin i ka thënë Radios Evropa e Lirë të mërkurën se ai është duke kërkuar azil politik në Francë.

Policia i ka konfiskuar pikturat nga njëra galeri e “Muzeut të Fuqisë” në Shën Petersburg të hënën, së bashku me tri piktura të tjera që e nënçmojnë udhëheqësin e Kishës Ortodokse ruse dhe ligjvënësit që kanë përkrahur ligjet kontraverse kundër homoseksualve të Rusisë.

Altunin ka thënë se ai ka vendosur që të largohet pasi bashkëshortja e tij i ka thënë përmes telefonit se një furgon policie i parkuar jashtë shtëpisë së tij është “duke e pritur atë”.

Policia nuk e ka sqaruar se cilat ligje mund të jenë shkelur nga pikturat e Altuninit.

Rusia ka ligje kundër ofendimit të autoriteteve, një shkelje ligji kjo në bazë të të cilës mund të dënohesh deri me një vit burg, maksimum.
XS
SM
MD
LG