Ndërlidhjet

Lansohet sateliti i spiunazhit amerikan, "Delta IV Heavy"


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një raketë shumë e madhe që e mban një satelit spiunimi për qeverinë amerikane është lansuar nga bregdeti kalifornian të mërkurën.

Raketa “Delta IV Heavy” është nisur për në hapësirë nga baza e forcës ajrore amerikane, Vandenberg.

Raketa e mban një satelit për Zyrën Kombëtare të Zbulimit e cila mbikqyrë plejadën e satelitëve që mbledhë informacione sekrete.

Përderisa misioni është sekret, asnjë detaj tjetër nuk është bërë publik.
XS
SM
MD
LG