Ndërlidhjet

Dënohet me vdekje, Nidal Hasan


Majori amerikan, Nidal Hasan (Ilustrim)
Majori amerikan, Nidal Hasan (Ilustrim)
Një juri ushtarake e ka dënuar më vdekje ish ushtarakun amerikan, Nidal Hasan për sulmin me armë që e bëri ai në vitin 2009 në bazën “Fort Hood”, raporton Associated Press.

Ky dënim është dukur që është kërkuar edhe nga vet, Hassan në përpjekje për tu bërë martir.

Vendimi që rrallë jepet në gjykatat ushtarake amerikane është dhënë katër vite pas sulmit që e shokoi ushtrinë amerikane e cila ka dhjetë që lufton në terrene shumë të rënda.

Hassan, atëbotë kishte hyrë në një ndërtesë mjekësore ku ushtarët ishin duke kryer kontrolla mjekësore para nisjes për Irak dhe Afganistan, fillimisht ka thirrë “Allahu Akbar” dhe më pas shtënë me armë zjarri.

Gjatë sulmit, Hasan ka vrarë 13 persona, dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur.

Hasani mund të bëhet ushtari i parë amerikan që ekzekutohet pas më shumë se një gjysmë shekulli.

Mirëpo, për shkak të sistemit juridik ushtarak amerikan që kërkon proces të gjatë apeli, mund të kalojnë vite apo ndoshta edhe dekada derisa të mund të zbatohet dënimi me vdekje.

Myslimani i lindur në SHBA ka thënë se sulmin e ka bërë që të mbrojë kryengritësit nga agresioni amerikan derisa ai asnjëherë nuk e ka mohuar se është autori i sulmit në Fort Hood.

Ky cilësohet si sulmi më i rëndë në një bazë ushtarake amerikane.
XS
SM
MD
LG