Ndërlidhjet

Putin viziton zonat e goditura nga përmbytjet


Presidenti rus, Vladimir Putin, (Ilustrim)
Presidenti rus, Vladimir Putin, (Ilustrim)
Presidenti Vladimir Putin i ka vizituar rajonet e shtetit të tij që janë goditur nga vërshime të mëdha, më sakt zonat e skajshme të lindjes së Rusisë.

Gjatë vizitës në Amur Oblast, Putin është takuar me fermerë vendor dhe liderët krahinor.

Ai i ka siguruar ata se do të kompensohen për dëmet që ju kanë shkaktuar përmbytjet, derisa niveli i ujit më në fund ka filluar të zvogëlohet.

Mirëpo niveli i ujit po vazhdon të rritet në Khabarovsk. Deri të dielën, në këtë zonë uji do të arrijë nivelin prej 718 centimetrash.

Minierat, fermat dhe zona e banueshme në 12 qyteza të rajonit të Amur, Khabarovsk, Jakutia dhe Oblasti Autonom Hebre janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë nga vërshimet që janë shkaktuar nga të reshurat e rrëmbyeshme që nuk janë ndalur për ditë të tëra.

Këto vërshime konsiderohen si më të rëndat në 120 vjetët e fundit në Rusi.
XS
SM
MD
LG