Ndërlidhjet

Rusia thotë është papjekuri diskutimi për intervenim në Siri


Fotografi arkivi e presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm, Sergei Lavrov

Fotografi arkivi e presidentit rus, Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm, Sergei Lavrov

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se thirrjet për intervenim ushtarak në Siri janë “një sfidë e fshehur” e statutit të OKB-së.

Ministria e jashtme ruse ka njoftuar se zëvendësministri i jashtëm, Gennady Gatilov ja ka thënë këtë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Hagë, të mërkurën.

Rusia ka thënë se është papjekuri nëse diskutohet përgjigja ndaj sulmi që dyshohet se është bërë me armë kimike në Siri para se inspektorët e OKB-së të përfundojnë hetimin e tyre.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se SHBA-të janë të e dijnë me siguri që qeveria siriane ka përdorur amë kimike gjatë një sulmi që është kryer më 21 gusht në periferi të Damaskut.

Sidoqoftë, Obama ka thënë se ende nuk ka vendosur për sulm ushtarak kundër regjimit të Bashar al Assad.

Gjatë ditës, parlamenti britanik pritet të diskutojë çështjen e intervenimit ushtarak në Siri.
XS
SM
MD
LG