Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet një bazë ushtarake në Afganistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Raportohet se shtatë persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi në një bazë ushtarake në Afganistanin lindor, përgjegjësinë mbi të cilin e kanë marrë talibanët.

Militantët e talibanëve kanë shpërthyer vetura bombë të mërkurën në të dy skajet e bazës në krahinën Ghazni para se ta sulmojnë ndërtesën e bazës.

Përballja e armatosur ka zgjatur gjashtë orë në mes militantëve dhe forcave afgane dhe atyre polake që kanë qenë brenda bazës.

Guvernatori i krahinës ku është bërë sulmi ka thënë katër policë dhe tre civilë janë vrarë dhe 10 ushtarë polak e 52 pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane janë lënduar.

Nuk është e qartë ende sa militantë mund të jenë vrarë gjatë sulmit.

Të njejtën ditë, dy sulme në krahinën Helmand kanë lënë të vrarë tre ushtarë, 10 civilë afganë dhe më shumë se 20 të lënduar.

Në krahinën Farah, një sulm me raketë që dyshohet se është kryer nga talibanët, dhe që për cak ka pasur 40 tankerë më naftë të NATO-s, ka vrarë së paku shoferë.
XS
SM
MD
LG