Ndërlidhjet

Ban: Ekspertët e OKB-së largohen të shtunën nga Siria


Fotografi arkivi e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun
Fotografi arkivi e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun
Ekipi i hetuesve të OKB-së për armët kimike që po mundohen të verifikojnë nëse forcat qeveritare në Siri kanë përdorur apo jo armë kimike do të largohen nga ky shtet, të shtunën.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, të enjtën.

“Ata do të vazhdojnë aktivitetet e tyre të hetimit deri nesër, pra të premtën dhe nga Siria do të largohen mëngjesin e së shtunës dhe mua do të më raportojnë menjëherë pasi të dalin nga Siria”, ju ka thënë Ban gazetarëve.
XS
SM
MD
LG