Ndërlidhjet

Talibanët kryejnë sulme të reja në Afganistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Pesëmbëdhjetë pjesëtarë të Policisë Kombëtare afgane raportohet se janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të talibanëve në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Abdul Rahman Zhaëandai, zëdhënësi i krahinës Farah ku ka ndodhur sulmi, ka thënë se policët kanë qenë pjesë e një patrulle që ka qenë në lëvizje përmes një rruge malore në zonën Bal Baluk.

Zhaëandai i ka thënë shërbimit të Radios Evropa e Lirë për Afganistanin se në mesin të vrarëve është edhe komandanti i një njësie policore, Aman Khan.

Ai ka thënë se gjatë sulmit janë dëmtuar katër vetura policore.
XS
SM
MD
LG