Ndërlidhjet

EULEX-i zgjat paraburgimin për Zharko Veselinoviqin


Ilustrim
Ilustrim
Misioni Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka njoftuar përmes një komunikate, se i është zgjatur paraburgimi edhe për një muaj tjetër, të dyshuarit Zharko Veselinoviq.

"Veselinoviq dyshohet për disa vepra penale (vrasje e rëndë në tentative; posedim, kontroll dhe përdorim i paautorizuar i armës; posedim, kontroll i paautorizuar i armës; vjedhje e rëndë; pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mashtrim), por gjyqtari në procedure paraprake ka gjetur dyshim të bazuar në vetëm në një nga këto pika, atë të posedimit dhe kontrollit të paligjshëm të armës", thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Zharko është vëllau i Zvonko Veselinoviqit, i cili ndryshe njihet edhe si një nga organizatorët e trazirave në veri, me rastin e vendosjes e barrikadave në kufi me Serbinë, në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG