Ndërlidhjet

Rusia e kritikon Lituaninë për ekstradimin e rusit në SHBA


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një zyrtar i ministrisë së jashtme ruse, e ka kritikuar Lituaninë për ekstradimin e një qytetari rus për në SHBA.

Fjala është për ekstradimin e një personi që akuzohet për kontrabandim të armëve.

Konstatin Doglov, zyrtari kryesor i kësaj ministrie për të drejtat e njeriut, përmes profilit të tij në tëitter ka thënë se SHBA-të, “nuk kanë fruar dëshmi bindëse” në rastin kundër Dmitry Ustinov.

Rusia thotë se Lituania e ka njoftuar Moskën zyrtarisht të martën për ekstradimin e Ustinovit.

Zyra e prokurorit në Vilnius ka thënë se Ustinov është ekstraduar më 23 gusht.

Ustinov i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG