Ndërlidhjet

Cameron me probleme në parlament për fushatën në Siri


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Në Britani gjërat duket se nuk po ecin fare mirë për kryeministrin, David Cameron për të marrë mbështetjen e parlamentit për nisjen e fushatës ajrore ushtarake kundër regjimit të Bashar al Assad në Siri.

Lideri opozitar i Partisë Laburiste britanike, Ed Miliband e ka sqaruar sot në Londër që nuk do i japin kryeministrit mbështetje pa e parë raportin e inspektorëve të OKB-së që janë duke i hetuar dyshimet e përdorimit të armëve kimike në Siri.

"Jam i qartë që ky është një vendim i madh që do ta merrte parlamenti për të ndërmarrë masa ushtarake dhe nuk mendoj që vendimi duhet të bëhet në bazë të një orari artificial kur parlamenti ende as që i ka parë dëshmitë sot nga inspektorët e armëve të OKB-së. Jam i bindur që ne i kemi mësuar mësimet nga e kaluara, duke e përfshirë edhe Irakun dhe ne thjeshtë nuk mundemi që Parlamenti t’ia lë duart e lira kryeministrit për veprime ushtarake”, ka thënë Miliband.
XS
SM
MD
LG