Ndërlidhjet

Militantët e vrasin jemenasin me akuzën se ishte homoseksual


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Persona të armatosur që dyshohet se janë pjesëtarë të Al Kaedës të enjtën e kanë vrarë një banor të Jemenit sepse besojnë që ai ka qenë homoseksual, i ka thënë AFP një zyrtar i sigurisë.

“Persona që dyshohen se janë pjesë e Al Kaedës kanë hapur zjarrë ndaj 29 vjeçarit, Salem Ahmed Hasan në një treg në Huta”, kryeqyteti i krahinës jugore të Lahj, ka thënë ky zyrtar duke shtuar se personi i qëlluar ka vdekur menjëherë.

Katër persona të tjerë janë vrarë gjithashtu me dyshimin se janë homoseksual në Huta, gjatë këtij viti.

Al Kaeda në Jemen është aktive në pjesën jugore dhe lindore të këtij shteti.

Ushtria e këtij vendi e përkrahur nga sulmet e aeroplanëve amerikan pa ekuipazh kanë arritur që të marrin në kontroll pjesën jugore të Jemenit, pjesë të mëdha në të cilën gjenden militantët e Al Kaedës.
XS
SM
MD
LG