Ndërlidhjet

Rigjykohet mjeku që e ndihmoi CIA ta gjej Bin Laden


Avokati i mjekut pakistanez që e ka ndihmuar CIA ta gjej Bin Ladenin del nga gjykata ku u vendos për rigjykim të rastit të tij

Avokati i mjekut pakistanez që e ka ndihmuar CIA ta gjej Bin Ladenin del nga gjykata ku u vendos për rigjykim të rastit të tij

Një zyrtar i lartë gjyqësor në Pakistan e ka përmbysur dënimin me 33 vjet burg kundër mjekut që e ka ndihmuar CIA-në ta gjej liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden në Pakistan.

Vendimi thotë se duhet të përsëritet i tërë procesi kundër mjekut, Shakil Afridi.

Verdikti dhe procesi kundër Afridit i ka zemëruar zyrtarët e SHBA-ve, të cilët atë e shohin si hero për shkak se ka ndihmuar në gjetjen e Bin Ladenit duke e udhëhequr një fushatë të rrejshme vaksinimi në Abotabad ku fshihej lideri i Al Kaedës.
XS
SM
MD
LG