Ndërlidhjet

Ojdaniq lirohet nga Haga


Dragolub Ojdaniq
Dragolub Ojdaniq
Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniq, i dënuar për krime në Kosovë, është kthyer nga Tribunali i Hagës, pasi ka shërbyer dy të tretat e dënimit.

Me të arritur në aeroportin e Beogradit, ai ka thënë se nuk ka kryer asnjë krim lufte, se ka ndërgjegjen e pastër dhe se fle rehat.

Ojdaniq ka thënë se gjatë luftës në Kosovë ka pasur krime në të gjitha anët dhe se gjithmonë është pajtuar që të gjithë kriminelët të dënohen.

Në vitin 2009, Gjykata e Hagës ka dënuar Ojdaniqin me 15 vjet burgim, për dëbimin e dhunshëm të banorëve shqiptarë nga Kosova, më 1999.

Në janar të këtij viti, ai ka pranuar veprën e kryer.
XS
SM
MD
LG