Ndërlidhjet

logo-print

Në Ballkan mbesin 11,859 persona të zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se në rajonin e Ballkanit mbesin edhe 11,859 persona të pagjetur nga luftërat e viteve 1990.

Organizata sqaron se në Bosnjë nuk është zbardhur fati i 7,886 personave, në Kroaci i 2,246 dhe në Kosovë i 1,727.

Shifrat janë publikuar një ditë para 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Komiteti i Kryqit të Kuq u ka bërë thirrje autoriteteve në rajon që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi humanitar.
XS
SM
MD
LG