Ndërlidhjet

Lirohen dy algjerianë nga Guantanamo


Guantanamo

Guantanamo

Dy algjerianë, të mbajtur në burgun e Guantanamos për më shumë se një dekadë, janë kthyer në vendin e tyre.

Zyrtarë të Algjerisë kanë konfirmuar të enjten se personat e identifikuar si Nabil Hadjarab dhe Mutia Sadiq Ahmad Sayyab kanë arritur të mërkurën vonë.

Mësohet se të dy ata tani janë duke u marrë në pyetje nga autoritetet gjyqësore të Algjerisë.

Pentagoni ka thënë se lirimi i tyre zvogëlon në 164 numrin e të burgosurve në bazën ushtarake amerikane.

Lirimi i tyre, i pari nga Guantanamo për afro një vjet, pason edhe zotimin e presidentit amerikan, Barack Obama, për të mbyllur burgun në Kubë.
XS
SM
MD
LG