Ndërlidhjet

Sot - Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve


Ilustrim
Ilustrim
Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për ata njerëz që kanë humbur gjurmët në konflikte apo rrethana të tjera.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka bërë të ditur se në rajonin e Ballkanit mbesin edhe 11,859 persona të pagjetur nga luftërat e viteve 1990.

Organizata sqaron se në Bosnjë nuk është zbardhur fati i 7,886 personave, në Kroaci i 2,246 dhe në Kosovë i 1,727.

Komiteti i Kryqit të Kuq u ka bërë thirrje autoriteteve në rajon që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi humanitar.
XS
SM
MD
LG