Ndërlidhjet

logo-print

Ngrihen akuzat kundër mikut të Tsarnaevit


Dzhokhar Tsarnaev në ballinën e një reviste.

Dzhokhar Tsarnaev në ballinën e një reviste.

Një mik i të dyshuarit për sulme në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, është akuzuar për dhënien e deklaratave të rrejshme për hetuesit.

Robel Phillipos, 19 vjeç, është njëri nga tre personat që akuzohen se kanë hequr një çantë dhe një lap top nga dhoma e Tsaranevit, pas sulmeve të 15 prillit, në të cilat kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë.

Phillipos akuzohet për fshehjen e veprimeve të tij gjatë intervistave me hetuesit.

Shtetasit kazakë, Dias Kadyrbayev dhe Azamat Tazhayakov, janë deklaruar tashmë jofajtorë.

Tre të dyshuarit dhe Tsarnaev janë njohur me njëri-tjetrin gjatë studimeve në Universitetin e Masaçusetsit.

Tsarnaev, 20 vjeç, po përballet me gjyqin.

Vëllai i tij, Tamerlan, po ashtu i dyshuar për sulme, është vrarë në të shtënat me policinë.
XS
SM
MD
LG