Ndërlidhjet

logo-print

Irani emëron një grua në post të zëdhënëses


Marzieh Afkham

Marzieh Afkham

Për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, një grua është emëruar në postin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Marzieh Afkham ka kryesuar departamentin për marrëdhënie me publikun të Ministrisë gjatë presidencës së Mohammad Khatamit.

Presidenti Hassan Rohani, i cili më herët është kritiktuar për kabinetin e tij mashkullor, ka emëruar tashmë dy gra në pozita të rëndësishme – një si nënpresidente të tij dhe tjetrën si këshilltare për çështjet e grave.

Rohani ka premtuar se do të krijojë mundësi për gratë dhe se do të punojë për barazinë gjinore.
XS
SM
MD
LG