Ndërlidhjet

Izraeli merr masa për mbrojtje nga Siria


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij ka pozicionuar sistemin e mbrojtjes raketore “Iron Dome” , për të marrë masa kundër sulmeve që lidhen me konfliktin në Siri.

Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk është i përfshirë në luftën civile të Sirisë, por është i përgatitur për t’u përgjigjur me forcë nëse sulmohet.

Raportet thonë se nëse vjen deri të përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, Izraeli mund të sulmohet nga forcat siriane ose grupi militant shiit i Hezbollahut, i cili është aleat i regjimit të Sirisë.

Përgatitjet e Izraelit ndodhin në kohën kur fuqitë e Perëndimit po kërcënojnë me sulme kundër forcave siriane, për shkak të dyshimeve se kanë përdorur armë kimike kundër popullatës civile.
XS
SM
MD
LG