Ndërlidhjet

Irani humb miliarda dollarë nga sanksionet


Iran

Iran

Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara ka thënë se Uashingtoni beson se sanksionet ndërkombëtare janë duke penguar Iranin që të marrë nën kontroll miliarda dollarë të ardhura nga eksportet e naftës së papërpunuar.

Agjencia Associated Press citon atë të ketë thënë se paratë janë duke u grumbulluar në llogaritë e bankave të huaja, në të cilat Irani nuk ka qasje.

AP po ashtu thotë se zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, i ka dhënë agjencisë së lajmeve vlerësimet e Qeverisë amerikane për dëmet që i kanë shkaktuar sanksionet ekonomisë iraniane.

Raporti thotë se Irani është i bllokuar nga rreth 1.5 miliard dollarë të ardhura çdo muaj.

Komuniteti ndërkombëtar ka miratuar sanksione kundër Republikës Islamike për shkak të programit të saj të kontestueshëm bërthamor.
XS
SM
MD
LG