Ndërlidhjet

Vritet një guvernator qarku në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Guvernatori i një qarku në Afganistan është vrarë në një sulm vetëvrasës.

Sayed Sadruddin, guvernator i rrethit Dashi Arçi, ka vdekur pasi sulmuesi ka shpërthyer eksplozivët e tij brenda një xhamie.

Burimet zyrtare i kanë thënë Radios Afganistani i Lirë se sulmi ka vrarë edhe gjashtë persona të tjerë dhe ka plagosur disa.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse kryengritësit talibanë kanë shpesh në shënjestër zyrtarët e qeverisë.
XS
SM
MD
LG